File levreku me kungulleshka dhe krem misri

File levreku me kungulleshka dhe krem misriPërbërësit:

-1 levrek 350g,
-400 g kungulleshka,
-200 g domate,
-400 g misër,
-3 thelpinj hudhre,
-½ gotë verë të bardhë,
-5 lugë gjelle vaj ulliri,
-kripë, piper.

Përgatitja:

Pasi e pastrojmë levrekun, e shfiletojmë. I heqim lëkurën, e presim në kubikë të vegjël dhe e lëmë mënjanë. Presim kungulleshkat sipas dëshirës, domatet në kubikë, majdanozin e grijmë hollë dhe të gjitha i lëmë mënjanë. Në një tigan, nxehim vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës derisa të zverdhen, i heqim dhe po aty shtojmë kungulleshkat e prera. I skuqim në zjarr të fortë dhe shtojmë domatet e prera. I përziejmë herë pas here dhe i lëmë deri sa të krijojnë një masë homogjene. Shtojmë copat e levrekut dhe pas dy-tre minutash i shuajmë me verë të bardhë. Shtojmë kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Ndërkohë, përgatisim kremin e misrit. Kullojmë misrin nga kutitë dhe e shpëlajmë, e hedhim në mikser së bashku me një lugë vaj ulliri, kripë e piper dhe e miksojmë që të mos ketë copa të pa grira. Të gjithën e kullojmë në një sitë dhe e kemi gati. Vendosim kremin e misrit si shtrat dhe sipër tij përgatitjen e perimeve dhe levrekut. E zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..