Eskallop viçi me limon

Perberesit per 4 persona
-8 feta mish vici (ose 4 nese jane te medha)
– 300ml leng mishi (ose perimesh)
-1 luge niseshte, miell patatesh
– 1 limon
– miell per lyerje
-vaj ulliri
-pak majdanoz te grire
– kripe
-piper te bardhe
Per pregatitjen e kesaj recete, fillimisht rrahim lehtesisht fetat e mishit te vicit, i lyejme me miell dhe i skuqim ne vaj ulliri per pak minuta nga te dyja anet derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje ene me kapak ne te cilen mund ti mbajme te ngrohta.Nderkohe, shkrijme ne lengun ne temperature ambjenti te mishit ose te perimeve niseshten dhe e hedhim ne tiganin ku skuqem mishin. E cojme ne zierje ne zjarr mesatar dhe shtojme lengun e limonit dhe lekuren e tij te grire holle duke pritur qe salca te trashet. E rregullojme me kripe, piper dhe majdanoz te grire dhe shtojme se fundi edhe fetat e mishit duke i lene keshtu te gatuhet per rreth 5 minuta ne menyre qe te marrin shijen e limonit. I servirim ne pjate shoqeruar me feta limoni te holla.*Keshille: Ne vend te fetave te mishit te vicit, mund te perdorim edhe filetot e pules te cilat kane nje shije me delikate.

Mos i humb! Receta të ndryshime ..