Ëmbëlsirë me portokall

Ëmbëlsirë me portokall

Përbërësit:

* 250 gr buter
* 200 gr sheqer
* 1 portokall
* 5 ve
* 125 gr miell
* 125 gr niseshte
* 75 gr sheqer pudër
* 1 qese sheqer vanilje
* 3 lugë çaji pluhur për ardhje

Përgatitja:

Portokalli pastrohet dhe lëvorja e tij gërryhet në rende, pastaj ndahet për gjysmë dhe i shtrydhet lëngu. Në një enë buteri dhe sheqeri tunden, i qitët lëvorja e grirë dhe sheqeri vanile. Pastaj vetë i shtohen njëra pas tjetrës, duke i tundur ngadalë. Në fund, mielli, niseshteja e mbetur dhe pluhuri për ardhje përzihen së bashku dhe qiten mbi masën.

Në një tepsi në formë kallëpi, ose rrumbullake me diametër 26 cm, të lyer më yndyrë, qitet brumi dhe piqet 40-50 minuta në temperaturë 175-180°C.

Ëmbëlsira hiqet nga zjarri, lihet të ftohet 15-20 minuta dhe hiqet nga tepsia, pastaj shpohet me rrëmojcë disa herë. Sheqeri pudër përzihet me lëngun e portokallit dhe shpërndahet mbi ëmbëlsirë.

Pasi ëmbëlsira është ftohur krejtësisht, mbështillet me letër varaku dhe futët në frigorifer, dhe lihet gjithë natën. Pastaj është e gatshme për t´u shërbyer.

autore: Qamile Fetahaj Kajtazi

Librin me receta “Befasi të kuzhinës”, mund ta porositni online në webfaqen www.befasitekuzhines.com


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (7 vota, mesatarja: 9.43 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • shushi

    shume e mir po duket mirpo nuk e di se qfar shije mund te ket