Ëmbëlsirë me luleshtrydhe

receta gatimi per pergaditjen embelsires me luleshtrydhe

receta gatimi per pergaditjen embelsires me luleshtrydheNevoiten:

  • 300 gr luleshtrydhe ,
  • 2 lugë mjaltë ,
  • 250 ml shtalp ,
  • 100 gr arra të grira ,
  • 50 gr çokollatë e bardhë ,
  • 31ugë sheqer ,
  • 1 vezë ,
  • 1 pako sheqer vanilje ,
  • 100 gr keksë sandviç.

Përgatitja:

E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha. E rrahim të verdhën me mikser dhe gradualisht e shtojmë sheqerin. Të verdhën e rrahur e ziejmë në enë mbi avull. E thyejmë çokollatën dhe e shtojmë në enë. Pasi shkrihet çokollata, e heqim enën nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet.

Në enën me luleshtrydhet e shtojmë mjaltin. Në enën për përzierje e hedhim shtalpin dhe e rrahim me mikser, derisa kremi pana e fiton dendësinë e duhur. E shtojmë kremin e ftohur.

I rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Pastaj, në enën për përzierje i shtojmë arrat e gri ra. Masën e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, ëmbëlsirën e mbushim në gotë qelqi.

Në gotë hedhim nga luleshtrydhet me mjaltë. Mes luleshtrydheve vëmë 3 keksë sandviç. E plotësojmë gotën me krem.

Ëmbëlsirën me luleshtrydhe e zbukurojmë me një luleshtrydhe dhe copë keksësh sandviç. Sipër ëmbëlsirës hedhim nga lëngu i luleshtrydheve me mjaltë.

Kategoria:
Embëlsira

Mos i humb! Receta të ndryshime ..