(Cureqi) Bukë e ëmbël për Pashkë

(Cureqi) Bukë e ëmbël për Pashkë

2Buka e Pashkëve, duke qenë se nuk është as e ëmbël as e kripur përgatitet dhe konsumohet ne mëngjes pothuajse në çdo familje.

Kjo bukë shoqërohet me reçel ose djathë.

Përbërësit e saj janë:
1 kg miell
5 kokrra vezë
300 gr sheqer
200 gr gjalpë i shkrirë
3 paketa maja të vogla 10g (30g)
1 lugë kafeje krip
1gotë uji me qumësht të vakët (200gr)
lëkurë të grirë të 1 kokrre portokalli
1 të verdhë veze për lyerjen nga sipër, para pjekjes

Përgatitja:
Marrim 250 gr miellin në fillim dhe i përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët dhe e lëmë në një vend të mbuluar të vijë për 20 minuta.

Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Marrim masën e përgatitur më përpara mbasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit.

Në momentin që brumi ka ardhur dyfish formojmë forma të ndryshme. Marrim tavën dhe e lyejmë me gjalpë e vendosim brumin e bërë në forma. Pasi që t’i kemi vendosur në tavë të gjitha format e bëra, e marrim dhe e fusim në furrë tavën dhe lëmë deri sa të fryhen prapë.

Në momentin që brumi ka ardhur, marrim një të verdhë veze dhe i lyejmë nga sipër me një furçë kuzhine dhe i pjekim në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (5 vota, mesatarja: 9.00 prej 10)
Loading...Loading...