Çomlek me mish lepuri

Çomlek me mish lepuri

Përbërësit:

*1 lepur i prerë në copa,

*1 kg qepujka,

*2 qepë mesatare,

*4 gjethe dafine,

*4 thelpinj hudhër, rozmarinë,

*4 domate të grira (ose 1 kuti konserve), pak sheqer, piper pluhur, piper kokërr, kripë, gjysmë shishe uthull, 1 filxhan verë e kuqe.

Një natë më parë vendosim mishin e lepurit në një enë ku të kemi hedhur uthull, ujë, gjethe rozmarine, 2 gjethe dafinë, 1 qepë të prerë në feta, 3 thelpinj hudhre të shtypur, kripë dhe piper.

Të nesërmen fillojmë përgatitjen e çomlekut. Skuqim në një tenxhere qepën e grirë bashkë me hudhrën. Pastaj në tenxhere vendosim edhe mishin e lepurit (pasi e kemi kulluar) dhe e skuqim pak, sa të marrë një ngjyrë të lehtë. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ngadaltë.

Në një tenxhere tjetër hedhim qepujkat e paprera (1 kg) dhe i kavërdisim bashkë me 1 thelp hudhre të grirë. Pastaj i hedhim në tenxheren ku po zien lepuri. Shtojmë 2 gjethe dafine, piper, piper kokërr, domatet e grira, pak sheqer dhe verën.

I lëmë në zjarr derisa të mpikset salca. Çomleku nuk duhet të ketë shumë lëng.

Ju bëftë mirë!


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (5 vota, mesatarja: 8.60 prej 10)
Loading...Loading...