Çokollata shtëpie

Përbëresit:
200 gr çokollatë e zezë,
100 gr biskota të thatë të tipit dixhestiv,

50 gr lajthi të pjekura,
2 luge qumësht,
miell arrë kokosi,
pak rum (sipas deshires)
Përgatitja:

Grijmë jo shumë imët lajthitë dhe biskotat. Në një ene shkrijmë çokollaten në banjo mari me 2 luget e qumshtit dhe rumin. Kur është bërë si krem homogjen, i shtojmë lajthite dhe biskotat e grira dhe e perziejme me delikatesë. Kur të jetë ftohur pak brumi i çokollatave, e ndajmë në toptha sa një kokërr arre dhe e rrumbullakosim. I kalojmë në miellin e arrës së kokosit dhe i fusim të ftohen mirë në frigorifer për nja dy orë.

 

Kategoria:
Embëlsira

Komentet

  • sara

    shume e mir kjo recet shpresoj se edhe tjeret do ta provojn….

Mos i humb! Receta të ndryshime ..