Byrek me lakra dhe me vezë

Përbersit për 8-10 persona:

– 1 kg lakra,
– 1 tufë qepë të njoma,
– 2 tufa kopër dhe majdanoz,
– 1 lugë gjelle sheqer,
– 1 ligë glikoje kanellë,
– pak arrë moskat,
– kripë sa duhet,
– 3 kokrra vezë,
– 150 gr. djathë (peta),
– 150 ml qumësht,
– 300 gr. gjalpë,
– 10-12 petë bakllavaje.

Mënyra e gatimit: Para së gjithash qërojmë dhe pastrojmë mirë lakrat, duke i hequr rrënjët dhe fletët e verdha që mund të kenë. Nxjerrim zemrat (fletët e qendrës më të njoma), i ngrijmë hollë dhe i vëmë mënjanë. Pastaj grijmë hollë dhe pjesën tjetër, e vendosim në një tas të thellë, i hedhim kripën, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t′i dalë uji që ka. Grijmë koprën dhe majdanozin e i përziejmë me lakrën e shtrydhur. Njëherësh përziejmë me të edhe zemrat që kishim vënë mënjanë.

Vëmë në zjarr një tenxhere të përshtatshme me 100-125 gr. gjalpë, hedhim në të qepët e njoma të grira hollë, i kaurdisim këto derisa pjesët e bardha të tyre të fillojnë të skuqen. Hedhim në këtë tenxhere edhe gjithë lakrat e tjera, i trazojmë mirë, u hedhim kripën e duhur, sheqerin, arrën moskat dhe kanellën e thërrmuar; e mbulojmë tenxheren me kapakun e saj dhe i lëmë lakrat të ziejnë me ngadalë për afro një orë, duke i përzier herë pas here, derisa të thithin tërë lëngun e tyre; pastaj i zbrazim në një tas dhe i lëmë që të ftohen pak.

I hedhim qumështin, vezët dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë të gjitha. Pastaj marrim një tepsi të përshtatshme (duke llogaritur se byreku do të ketë një trashësi afro dy gisht) në të cilën shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer këto me gjalpë të shkrirë dhe mbi to shtrojmë barishtet e përgatitura si më sipër. Si të shtrojmë lakrat, vendosim mbi to pjesën tjetër të petëve, duke i lyer edhe këto me gjalpë. E shënojmë me majën e thikës në formë bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim për 3 çerek ore në furrë.

Kategoria:
Brumëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..