Byrek me kos dhe vezë

Byrek me kos dhe vezë

receta gatimi per pergaditjen byrekut me kos dhe vezePër 6 persona Nevojiten:

  • 6 peta katrore të gatshme (mund ta bëni dhe me peta të rrumbullakëta nga të cilat madje mund të përfitoni dhe më shumë copa byreku, megjithëse më të vogla) ,
  • 4 gota kos ,
  • 3 vezë ,
  • një filxhan kafeje vaj ,
  • kripë.

Përgatitja:

Mund të përdorni spinaq, djathë,gjizë, spec, patate të ziera me kaçkavall, etj., por edhe pak susam të zi për t’ia hedhur petave sipër.

Në një tas hidhni kosin, vezët, vajin, kripën dhe përzieni mirë. Më pas vendosini petët një nga një dhe me një furçë kuzhine ose dhe me lugë shtrojeni masën me kos që përgatitet pak më parë në petat e byrekut siç duket dhe në foto.

Kur peta të ketë marrë një formë katrore të vogël siç duket dhe në foto, lyejeni më parë me shtresën me kos dhe më pas vini harxhin.

Pasi ta vini harxhin paloseni katrorin përgjysmë dhe pasi ta keni lyer trekëndëshin e sapoformuar me shtresën me kos, hidhini susam të zi sipër (mund t’i hidhni dhe susam në mungesë të susamit të zi).

Më pas vendoseni atë në tepsi dhe veproni kështu deri sa të mbaroni tërë petat.

Kujdes! Zgjidhni një tepsi të madhe, sepse copat e byrekut do fryhen shumë për shkak të kosit dhe vezës!


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (17 vota, mesatarja: 8.24 prej 10)
Loading...Loading...
  • gramos smajli

    shum shum e shijeshme e kemi provuar pasi kemi marr receten flm per burekun me kos e me vez jeni numer 1

  • zana

    e kom provu shum i shijeshem flm veq vazhdoni te na kenaqeni me receta

  • anisa

    is very good

  • rona

    spe kuptoj: ‘. Më pas vendosini petët një nga një dhe me një furçë kuzhine ose dhe me lugë shtrojeni masën me kos që përgatitet pak më parë në petat e byrekut siç duket dhe në foto.’
    a nuk duhet secilen prej petave me mush, e tana mi kthy edh mi formu 3kendshat?