Biskota Daneze me gjalp

Biskota Daneze me gjalp

Perberesit per rreth 25 biskota: 170gr miell,  130gr gjalp,  70gr sheqer pluhur,1 bustine vanilje, 1 te bardhe veze, pak kripe.

Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme ne temperature ambjenti per te pakten 5 ore (ose e nxjerrim ne mbremje dhe biskotat i pregatisim te nesermen).
Ne nje ene vendosim gjalpin tashme te zbutur me sheqerin pluhur, vaniljen dhe i perziejme me ndihmen e nje mikseri me shpejtesi maksimale per pak minuta. Ne nje tas tjeter, rrahim te bardhen e vezes derisa te formohet nje mase e qendrueshme, e bashkojme me perberjen e mesiperme dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak caste. Ne kete moment shtojme miellin e situr, pak kripe dhe i perziejme serisht derisa te formohet nje brum kremoz. E leme te pushoje ne kete menyre per te pakten gjysme ore ne frigorifer dhe pasi te kaloj kjo kohe, i japim biskotave formen qe deshirojme (eshte me mire nese formojme me to sfera te vogla te cilat i shtypim ne mes) dhe i pjekim per rreth 10-12 minuta ne temperature 160grade derisa te ngurtesohen, por jo te marrin ngjyre ne siperfaqe.

*Keshille: Ne menyre qe biskotat te mos rezultojne te papjekura ne brendesi, mundohuni te mos i beni shume te trasha. Shija gjithsesi eshte e njejte!


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (2 vota, mesatarja: 10.00 prej 10)
Loading ... Loading ...