Bishtaja krokante me djathe

Bishtaja krokante me djathe

Perbersit:

-500 gr bishtaja të holla jeshile
-1 Presh
-1/2 Gotë qumësht
-1 Lugë miell
-1 Gotë verë e bardhë
-200 gr djathë kaëkavall i grirë
-1 Thelpi hudhër
-Vaj ulliri “Altis”
-Kripë
-Piper i zi

Përgatitja
Bishtajat e holla jeshile i lajme dhe i pastrojmë. Vemë në zjarr një tenxhere dhe kur uji të valojë, shtojmë bishtajat dhe i lëmë të ziejnë për 6-7 minuta. Më pas derdhim ujin e nxehtë dhe i kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën dhe i lëmë të kullojnë. Hedhim në tigan vaj ulliri ’’Altis’’ dhe një thelpi hudhër. Më pas shtojmë preshin e grirë hollë dhe i trazojmë për dy-tre minuta. Shtojmë një lugë miell dhe vazhdojmë përzierjen dhe për dy–tre minuta të tjera. Shtojmë në të ½-1 gotë qumësht.E kriposim me një bustinë “Knorr’’, zarzavatesh, hedhim pak piper të zi dhe më pas shtojmë në tigan dhe bishtajat që i kemi lënë të kullojnë. Pasi i kemi përzier pak, shtojmë një gotë verë të bardhë dhe i mbulojmë me kapak për 8-10 minuta. Lyejmë tavën e qelqit me gjalpë ’’Bitam Soft’’ dhe shtojmë në të përbërësit që kishim në tigan.
E mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim në furrën e parangrohur më parë në temperaturën 180 gradë Celsius.

Lihet për 30-40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. Shërbehet në tavë.
Kjo garniturë mund të shërbehet dhe si pjate më vete për ata që janë vegjetarianë, por mund të shoqërohet dhe me mishra të ndryshëm.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (1 vota, mesatarja: 8.00 prej 10)
Loading ... Loading ...