Ballokume

Ballokume

Perberesit:

1 kg sheqer(mundesisht sheqer pluhur),

0.5 kg  gjalp,

1 kg miell misri i situr,

një dorë miell misri me teper,

8 kokrra vezë,

1 filxhan kafeje qumësht;

një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

Pergatitja:

Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohen vezet nje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.

Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

Ne kete shkrim eshte shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk eshte i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje(pergatitet me hi te paster dhe uje,lihet per disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).
Pjekja

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 40 minuta në 170°C deri sa të formojë pak kore, pastaj ngrihet temperatura ne 200 grade deri sa te marrin nje ngjyre ari. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht. Nje mundesi tjeter qe ballokumet te mos ngjisin, eshte qe te piqen duke vendosur ne tepsi leter furre.


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (26 vota, mesatarja: 8.73 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • bizbi

    eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee sa e mire kjo ballokumja eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee e perkryer
    per festat ……………………..

  • bizbi

    mmmmmmmmmmmmmmmmmmme mire mmmmmmmmmmm

  • rinela

    shum e mire une e provova me pelqeu shumeeee mmmmm :P