Bakllava Turke

Bakllava Turke

Perberesit

-1 kg miell
-1 gote kose
-3 veze
-1 gote vaje
-arra 500 gra te qeruara
-gjysem kg gjalpe
-1 kg niseshte
-pak kripe
-1 luge kafeje uthull

Per shurupin 2 kg sheqer.

Pergatitur

Mbasi kemi hedhur miellin ne tave i hedhim te gjithe perberesit.
Hedhim vezet,kosin vajin kikirik, kripen uthullen,i perziejme te gjitha bashke.Deri sa te na behet nje mase brumi.E leme gati 1 ore ne frigorifere te futur ne nje qeske,pastaj e ndajme brumin ne 3 ose kater pjese , ne vartesi te sasise se brumit qe do te na dale.
Çdo pjese qe e kemi ndare do ta ndajme ne 21 brume te vogla.( nje pete do te dale nga 7 brume te vogla )Keshtu do te vazhdojme ti bejme te gjitha pjeset e brumit qe na kane mbetur.I marrim nje nga nje brumet e vogela dhe i pudrosim me niseshte,Duhet ti hedhim shume niseshte.Marrim pecin dhe i hapim nje madhesi te vogel petet,mbasi i kemi hapur te 7 brumet e vogela ne 7 pete te vogela i veme njera mbi tjetren dhe i hapim me pece duke e bere nje pete te veteme.Mbasi e kemi hapur sa eshte tava e shtrojme mbi tave .Ne kete momente do te hedhim arrat e grira sipas deshires ,keshtu do te vazhdojme deri sa te kemi hapur edhe petet e tjera, dhe mbas cdo pete ne do te hedhim arrat,domethene do te behet me tre ose kater shtresa ( kjo varet ne sa pjese do ta ndajme brumin.)Mbasi e kemi shtruar te gjithe taven fillojme e presim sipas deshire.Ne momentin qe eshte prere e gjitha do te hedhim gjalpin e shkrire ne te gjitha ndarjet e copave.E leme ta thithi te gjithe gjalpin gati per 10 minuta dhe e fusim ne furre ne temperatur 100 grade e leme gati 3 ore ne kete temperature.( Furren do ta ndezim pak me perpara ne temperaturen 180 gradedhe ne momentin qe do te fusim taven e cojme ne temperaturen 100 grade )Pastaj marrim nje pjese pete te vogel e ferkojme me te dyja pellembat,dhe ne qoftese ajo pak e thare,atehere e veme ne temperaturen 150 (ose 160 grade ne vartesi te sobes ) dhe e leme deri sa te behet dhe te marre ate ngjyre qe deshirojme.Ne momentin qe na ka marre ngjyren qe duam e stakojme furen dhe taves i vendosim nje leter guzhine,dhe e leme deri sa te ftohet. Pergatitja e shurupit: Marrim dy kg sheqer i hedhim ne tenxhere dhe aty do te hedhim 1 kg e 400 grame me uje.I zjejme deri sa te na behet sherbeti pastaj, e hedhim te nxehte ne taven me bakllava.

 


E keni provuar këtë reçetë? Votojeni sipas preferencës tuaj!
1 yll2 yje3 yje4 yje5 yje6 yje7 yje8 yje9 yje10 yje (22 vota, mesatarja: 8.64 prej 10)
Loading ... Loading ...
  • sea

    e persosur

  • shqipja

    recet e mir baklav e shishme e kemiprovuar