Antipaste alla shqiptarçe

Perberesit:
Patellxhane, speca te vogla, kungulleshka, vaj per skuqje, kripe, piper, kos i kulluar me hudhra per shoqerim.Pergatitja:

Mund te perdorim te gjitha zarzavatet ose dhe nje te vetme per kete pjate kaq te thjeshte. Lajme mire patellxhanet, specat dhe kungulleshkat. Specat i leme te paprera, kurse kungulleshkat dhe patellxhanet, i presim me rripa pak te trashe. I sperkasim me kripe patellxhanet dhe i veme ne uje tu dale hidhesia. Pas rreth 20 minutash, i kullojme dhe i thajme mire. (Kripa ndihmon dhe qe patellxhanet te mos thithin shume vaj gjate skuqjes.) I skuqim ne vaj te bollshem ( nese vaji eshte me shumice, zarzavatet nuk pijne shume yndyre), dhe me pas i veme mbi karte pecete, per te terhequr te tepertin vaj. Pas kesaj, i shtrojme sipas deshires ne pjate dhe siper u hedhim salce kosi te perzier me pak hudher ose kos te trashe.
Ju befte mire!
Kategoria:
Sallatëra

Mos i humb! Receta të ndryshime ..