Akullore me çokollatë

Akullore me çokollatëPërbërësit Për 6 persona:

-100 g çokollatë,

-120 g sheqer,

-6 të verdha veze,

-3/4 L qumësht.

Përgatitja:

Zieni qumështin në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur.

Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë.

Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here.

Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.

Kategoria:
Akullore

Mos i humb! Receta të ndryshime ..